Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një fjalimi përpara Ambasadorëve të Francës në Paris, ka deklaruar se lufta ndaj terrorizmit islamik duhet të jetë prioritet i diplomacisë së vendit.

“Siguria e francezëve është arsyeja e të ekzistuarit e diplomacisë sonë. Kjo nevojë është e rëndësishme”, deklaroi Macron, i cili shtoi se Franca duhej të përgjigjej pa asnjë hezitim.

Franca ka kaluar në një gjendje të lartë alarmi për sa i përket sigurisë, që prej sulmeve të 2015 në Paris, ku humbën jetën 293 persona.

Pas sulmeve terroriste, Franca ka shtuar numrin e forcave të policisë si dhe trupat e ushtrisë për të parandaluar sulme të mundshme terroriste.

Sulmi që ndodhi në Barcelonë më herët gjatë këtij muaji, ka bërë që e gjitha Europa të shtojë vëmendjen për sulme terroriste, ku shumë shtete të BE-së kanë shtuar forcat e sigurisë në qytetet e tyre që kanë përqendrim të madh njerëzish.

 Redaksia Online
E.J/ Shqiptarja.com