Francë, Macron paralajmëron
heqjen e gjendjes së emergjencës

Francë, Macron paralajmëron<br />heqjen e gjendjes së emergjencës
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se do të heq gjendjen e emergjencës, e cila është në vendosur në Francë që prej nëntorit të vitit 2015.

Duke folur në Pallatin e Versailles, Macron ka deklaruar përpara anëtarëve të sapozgjedhur të Asamblesë dhe Senatit, se dëshironte t’i rikthente popullit francez liritë e tij.

“Këto liri janë kushtet e ekzistencës së një demokracie të fortë”, është shprehur Marcon, i cili edhe pse ka paralajmëruar heqjen e gjendjes së emergjencës nuk ka bërë të ditur një datë të saktë.

Franca ka qenë nën gjendjen e emergjencës që prej sulmit terrorist të nëntorit të vitit 2015, në të cilin humbën jetën 130 persona dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë.

Gjithashtu presidenti francez ka kërkuar edhe reduktimin e një të tretës së parlamentit, duke thënë se një masë  e tillë do të kishte një efekt pozitiv për sa i përket cilësisë së përgjithshme të punës parlamentare.

(D.T/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash