Francë, Macron pret fitore të
thellë në zgjedhjet parlamentare
Më shumë se një muaj pas fitores së Emmanuel Macronit në zgjedhjet presidenciale, sot francezët po votojnë për parlamentin e ri. Sipas sondazheve, pritet një shndërrim i sistemit politik në Francë.
Më shumë se një muaj pas fitores së Emmanuel Macronit në zgjedhjet presidenciale, sot francezët po votojnë për parlamentin e ri. Sipas sondazheve, pritet një shndërrim i sistemit politik në Francë.
Në Francë kanë nisur votimet për raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare. Deri në mesditë pjesëmarrja në votime ishte 19.24 përqind, bëri të ditur Ministria e Brendshme franceze. Kjo është një pjesëmarrje më e ulët se në vitin 2012, kur në të njëjtën kohë votën e patën dhënë 21.06 përqind e zgjedhësve.
Kampi i Presidentit Emmanuel Macron pritet që në zgjedhjet e sotme parlamentare të marrë një shumicë të qartë. Sondazhet e shohin partinë e Macronit “La Republique en Marche!”dhe aleatët e saj në kuotën 30% të votave. Por për shkak të sistemit mazhoritar kampi i Macronit megjithatë mund të arrijë të marë 400 prej 577 mandateve për deputetë. Rezultati përfundimtar pritet vetëm pas raundit të dytë të votimit, pas një jave.
Zgjedhjet konsiderohen një test vendimtar për Presidentin 39 vjeçar. Përfundimi i tyre do të përcaktojë mbështetjen parlamentare të Macronit për vënien në jetë të planeve të tij ambicioze reformuese. Deri tani, partia e Macronit nuk përfaqësohet në parlament.
Zhdërvjelltësimi i legjislacionit të punës – plani kryesorMe një shumicë absolute në Asamblenë Nacionale Macroni do të kishte hapësirë të gjerë veprimi për ligjet që dëshiron të miratojë, për ta vënë në lëvizje ekonominë franceze. Plani më ambicioz i tij është zhdërvjelltësimi i legjislacionit të punës.
Votat jepen në 577 zona zgjedhore. Për t’u zgjedhur në raundin e parë, një kandidat duhet të marrë të paktën 50 përqind të votave. Nëse këtë nuk e arrin – si zakonisht – asnjë kandidat, në zgjedhjet e balotazhit në 18 qershor marrin pjesë të gjithë ata kandidatë, që kanë arritur të marrin në raundin e parë të paktën 12,5 përqind të votave.
Qendrat e votimit janë hapur deri në orën 18.00, në qytetet e mëdha edhe dy orë më shumë. Për shkak të rrezikut terrorist për Francën, votimin e mbrojnë më shumë se 50.000 policë. Jo më larg se e marta, një polic vrau para Katedrales së Notre Damit në terrorist të dyshuar, pasi ai e pati plagosur më parë duke e goditur me çekiç./DW
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
37.8%
-
Jo
52%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 6479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prokuroria sekuestroi 122 ha tokë, Kush është kompania greke që mori me qira tokën për 98 vjet për të ndërtuar parkun fotovoltaik në Libohovë
30 Korrik, 14:02
-
Ndryshimet në qeveri, grupi i PD kërkesë për debat Kuvendit: Përbërja e Këshillit të Ministrave s’është produkt privat i Ramës
30 Korrik, 13:51
-
Tirana mirëpret marrjen e Presidencës së BE nga Hungaria, Veliaj: Shqipëria po punon përditë për integrimin në BE, krenar për bashkëpunimin
30 Korrik, 13:48
-
Detaje nga tenderi i Portit të ri tregtar në ‘Porto Romano’! Përpunohen 2 mln kontejnerë, pret 1 mln pasagjerë në vit! Sipërfaqja totale 400 hektarë
30 Korrik, 13:35
-
Paris 2024/ Grisi Koxhaku eleminohet nga gara e notit
30 Korrik, 13:30
-
Gjirokastër/ Sekuestrohen 122 ha tokë ku do ndërtohej parku fotovoltaik në Libohovë, iu mor pronarëve me dokumente false! Arrestohet inxhinieri
30 Korrik, 13:09
-
U mori ryshfet 22 ish-pronarëve për t’i kompensuar, GJKKO dënon me 5 vite burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
30 Korrik, 13:07
-
Indi/ 63 të vdekur, dhjetëra të plagosur nga rrëshqitjet e dheut
30 Korrik, 12:43
-
Kavajë/ Agjësohen 530 bimë kanabis në fshatin Bardhorë! Në pranga faturisti i ujit, dyshohet për kultivim të lëndës narkotike dhe shpërdorim detyre (EMRI)
30 Korrik, 12:37
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm
30 Korrik, 12:19
-
Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë
30 Korrik, 12:18