Francë- Një makinë ka goditur një grup studentësh jashtë një shkolle të mesme në qytetin e Touluse.

Sipas mediave lokale, tre studentë janë plagosur, ku dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

Mediat franceze të cilat citojnë burime policore shkruajnë se incidenti ishte i qëllimshëm, por shoferi për të cilin raportojnë të jetë 28- vjeçar nuk ishte në listën e vëzhgimit të sigurisë. Gjithashtu bëhet e ditur se 28- vjeçari i cili ishte në drejtim të automjetit është arrestuar. Sipas policisë personi i arrestuar është me precedent të mëparshëm penal.

Nxënësit e lënduar të cilët janë të moshës 22 dhe 23 vjeç, janë dërguar në spitalin e Toulouse. 

Vijon...

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com