Presidenti francez Emmanuel Macron, do të presë të martën dhjetëra udhëheqës botërorë së bashku me kompanitë dhe grupet e fushatës në një samit në Paris, i cili synon forcimin e luftës kundër ndryshimeve klimaterike.
/Shqiptarja.com
Pas marrëveshjes së Parisit, e cila synonte kufizimin e emetimeve të gazrave serrë, Franca kërkoi sërisht që të kishte rolin udhëheqës në bisedimet për klimën pasi SHBA- ja u tërhoq nga për përpjekja e OKB për të parandaluar ngrohjen globale.
Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit u bë në qershor, ku ishte presidenti Trump ai që mori vendimin për tu tërhequr nga marrëveshja.
Mbledhja e Parisit ka për qëllim financimin e operacioneve për mbrojtjen e klimës.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com












