Qyteti i Beaucire në Francë, do t’i vendosë emrin, Brexit, një prej rrugëve të tij dhe drejtuesit e administratës së qytetit, kanë zgjedhur një rrugë e cila nuk të çon askund për të mbajtur këtë emër.

Kryebashkiaku i këtij qyteti, Julien Sanchez, është shprehur se vendosja e këtij emri bëhet në nder të popullit sovran britanik, i cili zgjodhi që të dilte nga Bashkimi Evropian.
 
hh
(Kryebashkiaku i qytetit, Julien Sanchez)

Emërtimi i kësaj rruge, Brexit, ka marrë shumë kritika, të cilat theksojnë se kjo është një rrugë e cila nuk të çon asgjëkund dhe ndodhet në një nga zonat më të shëmtuara të qytetit.
 
Julien Sanchez, bën pjesë në partinë e të djathtës ekstreme, Fronti Nacional. Ndërkohë, Marie Le Pen, e cila është anti-BE, ka deklaruar se në rast fitoreje, do të zhvillojë një referendum në Francë, në mënyrë që qytetarët të vendosin vetë nëse duan të vazhdojnë të jenë pjesë e BE-së, ose dëshirojnë të dalin prej saj.  
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com