PARIS, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Ish-presidenti Nicolas Sarkozy është vënë nën hetim për korrupsion aktiv, trafik të influencës aktive dhe të fshehjes së shkeljes së sekretit profesional, njoftoi prokuroria kombëtare financiare. Pas mbikëqyrjes prej 15 orësh, Nicolas Sarkozy mbërriti pak pas mesnate, në polin financiar të Gjykatës së Lartë në Paris. Ai kaloi dy orë para gjyqtarëve hetues para se t'i nënshtrohej hetimit. Statusi i tij si ish-president nuk e mbron më. Ai konsiderohet tashmë si një qytetar i zakonshëm. Është hera e parë që një ish-president Republike vihet nën mbikëqyrje.Zhvillimet e fundit shihen si një goditje ndaj përpjekjeve të zotit Sarkozy për të marrë pjesë në garën presidenciale të vitit 2017.Jacques Chirac u dënua në vitin 2011 për çështjen e punësimeve fiktive në qytetin e Parisit, por nuk u vendos kurrë nën mbikëqyrje./
/ec/
/Shqiptarja.com
/ec/











