Francë, nisin hetimet edhe për
bashkëshorten e Fillon, Penelope

Francë, nisin hetimet edhe për<br />bashkëshorten e Fillon, Penelope
FRANCE-Bashkëshortja e kandidatit për presient në Francë, Francois Filon, është vendosur nën hetim formal nga autoritetet franceze, pas akuzave se kishte përfituar shuma të mëdha parash nga "punë të rreme".
 
Penelope Fillon, e ka kaluar ditën e djeshme duhe u marrë në pyetje nga autoritetet për sa i përket akuzave të cilat u publikuan fillimisht në mediat vendase.
 
Ndërkohë kandidati për president Fillon, është vendosur nën hetim zyrtarë në fillim të këtij muaji.
 
Ai akuzohet se ka paguar qindëra mijëra euro për familjen e tij, për punë të cilat ara nuk i kanë bërë kurrë.
 
Përpara publikimit të akuzave dhe vendosjes nën hetim, Fillon kryesonte në sondazhet e bëra në francë, duke u parë si kandidatuara më e fuqishme për të marrë zyrën presidenciale, ndërkohë që tashmë ndodhet pas Le Pen dhe kandidati të qendrës, Emmanuel Macron.
 
63-vjeçari, i cili ka shërbyer edhe si kryeministër i Francës, tashmë po hetohet mbi pagesat që ka bërë për dy fëmijët e tij, Marie dhe Charles, për të cilët ish kryeministri është shprehue se pagesat ishin bërë pasi dy fëmijët e tij kshin shërbyer si avokatë për çështje të veçanta.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar