Francë, një ditë para zgjedhjeve
ISIS: Vritini të dy kandidatët!

Francë, një ditë para zgjedhjeve<br />ISIS: Vritini të dy kandidatët!
ISIS-i u ka bërë thirrje ekstremistët islamikë të vrasin kandidatët presidencialë francezë dhe të djegin qendrat e votimeve gjatë zgjedhjeve të nesërme.

Përmes një artikulli në revistën propagandistike të grupit terrorist, ka kërkuar vdekjen e Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron, gjatë votimeve të së dielës,raporton “Daily Mail”

“Mos harroni detyrën tuaj si myslimanë. Zgjidhni një kandidat, vriteni dhe vërini zjarrin qendrave të votimit”, shkruante Revista “Rumiyah”.

Revista bëri thirrje mbështetësve të ISIS të vendosin të parin besimin e tyre mbi Allahun dhe të shkatërron demokracitë perëndimore, shkruan syri.net. Le Pen dhe Macron i i kanë dhënë fund një fushate të tensionuar për të fituar sa më shumë votat ditën e diel.

Sipas "Rumiyah", ISIS është vënë në kërkim të ndonjë ‘ujku të vetmuar’ për të realizuar këtë mision.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’