FRANCE-Kandidatja për presidente e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen do të vizitojë ditën e sotme Moskën, ku pritet të bisedojë për bashkëpunim mes Francës dhe Rusisë , por edhe për luftën kundër terrorizmit.
Ftesa për vizitën njëditore të Le Pen është bërë nga kreu i komitetit të jashtëm të Dumës Shtetërore, Leondi Slutsky.
Raportet e kandidates për presidente me Rusinë janë bërë shpesh herë temë debati gjatë fushatës elektorale në Francë, ku ajo ka shprehur hapur përkrahjen e saj për presidenti rus, Vladimir Putin.
Sipas sondazheve në Francë, Le Pen pritet të arrijë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku me shumë mundësi do të përballet me kandidatin tjetër për president Emmanuel Macron.
Vizita e Mari Le Pen në Rusi vjen vetëm një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve në Francë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com