PARIS, 20 tetor /ATSH-AFP/ - Presidenca franceze përshëndeti sot arritjen në të ardhmen të marrëveshjeve me Kuvajtin veçanërisht në sektorët strategjikë të sigurisë dhe mbrojtjes, në përfundim të një takimi mes François Hollande dhe kryeministrit kuvajtjan, Cheikh Jaber Al Moubarak Al Ahmad Al Sabah.
"François Hollande ka pritur kryeministrin e Kuvajtit, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë në krye të një delagacioni të rëndësishëm", theksoi kabineti i presidencës në një komunikatë.
Presidenti i Republikës, François Hollande përshëndeti një etapë të re që përbën kjo vizitë në riforcimin e partneritetit dypalësh dhe marrëveshjeve që do të arrihen.
Sipas Elyse-së, këto marrëveshje parashikojnë krijimin e një fondi publik-privat destinuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrjeve me përmasa të ndërmjetme franceze në sektorët strategjikë, një partneritet për sigurinë dhe mbrojtjen si dhe veprime të bashkëpunimit kulturor, shkencor dhe shëndetësor./