Parlamenti francez ka aprovuar sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Francë deri në 15 korrik të 2017, pas frikës se mund të goditet nga të tjera sulme terroriste.
Masat e sigurisë kanë qenë të shumta në Francë që pas sulmeve të nëntorit të vitit 2015, ku humbën jetën 130 persona.
Kjo është zgjatja e pestë që parlamenti i bënë gjendjes së jashtëzakonshme, duke e shndërruar këtë gjendje të jashtëzakonshme si më të gjatën që Franca ka njohur që prej vitit 1960.
Në zgjatjen e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme në Francë, një militant i të ashtuquajturit Shtet Islamik, drejtoi një kamion drejt një shëtitore në Nicë duke shkaktuar 86 viktima.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com