Francë, pas dy vitesh hiqet gjendja 
e jashtëzakonshme

Francë, pas dy vitesh hiqet gjendja <br />e jashtëzakonshme<br>
Franca mundet në rast të sulmeve në masë t’i rikthehet regjimit të posacëm të gjendjes së jashtëzakonshme, që përfundon të mërkurën për t’u zëvendësuar nga një ligj antiterrorist, deklaroi sot ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb.

“Nëse do të ketë vrasje në masë, siç përjetuam në momentin e Bataclan (një sallë pariziene e spektakleve ku një komando xhihadiste vrau 90 persona në nëntorin e 2015) është e mundur që do të detyrohemi t’a rivendosim por do të bëjmë të mundur që të vetëmenaxhojmë situata krize. Nëse situata bëhet në ekstrem dramatike, do t’i rikthehemi gjendjes së jashtëzakonshme”, tha ai për televizionin BFMTV.

Ministri shtoi ndër të tjera se me ligjin e ri jemi po aq të mbrojtur. Ligji që kemi hartuar na mundëson menaxhimin e kësaj lloj situate dhe në mënyrë të veçantë për të parandaluar një numër të konsiderueshëm sulmesh./ATA

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara