Francë,përgatisnin sulme terroriste
arrestohen dy radikalë islamik

Francë,përgatisnin sulme terroriste<br />arrestohen dy radikalë islamik
Ndërsa Francë përgatitet të shkojë drejt zgjedhjeve presidenciale, frika e sulmeve terroriste në vend është shumë e lartë.

Këtë të martë policia ka arrestuar dy të rinj të dyshuar si terroristë.

Autoritetet vunë në pranga një 23 dhe 29 vjeçar të akuzuar se dëshironin të ndërmerrnin një sulm gjatë zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Dy të rinjtë janë elementë të njohur nga shërbimi sekret francez për shkak të drejtimit të tyre radikal.

Ata u ndaluan në një ndërtesë në Marsejë ku u gjetën edhe eksplozivë të llojit Tatp.  

Sipas mediave dy radikalët janë me nënshtetësi franceze  dhe janë shndërruar në radikal islamik ndërsa ndodheshin të burgosur në një burg në Sequedin.

Ndërsa një tjetër e përditshme raporton se është zbuluar një video ku tregohet sesi dy të rinjtë i betoheshin ISIS.

Ministri i brendshëm francez Matthias Fekla deklaroi  se siguria në vend është përforcuar në të gjithë vendin por risku për sulme terroriste vijon të mbetet i lartë.

“Po bëjmë gjithcka për të garantuar sigurinë gjatë zgjedhjeve më shumë se 50 mijë policë janë angazhuar për këtë qëllim dhe do të jenë të shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit’ u shpreh ministri.

Në 23 prill  Franca shkon drejt zgjedhjeve presidenciale ku në garë janë 11 kandidatë nga ku do të dalin fitues vetëm dy prej tyre që do të përballen në raundin e dytë të 7 majit. Sipas sondazheve,kandidati i pavarur i qendrës Emanuel Macron dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen do të jenë kandidatët që do të përballen në balotazh ndërsa favorit konsiderohet Macron.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta