PARIS - Rreth 100 persona raporthet se janë arrestuar në Paris pas konfrontimeve mes policisë dhe protestuesve gjatë demonstratave kundër ligjit të ri të Francës, që lejon martesën e homoseksualëve dhe adoptimin e fëmijëve.
Policia vlerësoi se deri në 150 mijë njerëz iu bashkuan marshimeve që u drejtuan në qendër të qytetit, por organizatorët thonë se shifra arrinte deri në një milion.
Përgjatë rrugës së protestës u shpalosën edhe banner-a, ku shkruhej: “Jam një gomar që kam votuar presidentin Francois Hollande.”
Demonstrata filloi në mënyrë paqësore, por raportet thonë se aktivistët e ekstremit të djathtë nxitën përleshjet me policinë, e cila hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat në qendër të Parisit.
Gjithashtu të shtunën u arrestuan edhe 50 njerëz të tjerë për bllokimin e Champs-Elysees, vendi ku ndodhet pallati presidencial.
Ligji që lejon martesat mes të njëjtit gjini u nënshkrua në ligj nga Presidenti Francois Hollande javën e kaluar pas disa muajsh debatesh të nxehta. Pjesa më e madhe e francezëve e kanë ndarë me hidhërim këtë çështje.
Të martën, një historian i ekstremit të djathtë, u vetëvra duke qëlluar veten e tij në Katedralen Notre Dame, duke lënë mesazhe në të cilat ai denonconte martesën e homoseksualëve.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com