Francë, postoj foton e gazetarit
të vrarë, Le Pen ngelet pa imunitet

Francë, postoj foton e gazetarit<br />të vrarë, Le Pen ngelet pa imunitet<br>
Asambleja Kombëtare e Francës i ka hequr imunitetin deputetes Marine Le Pen, duke i hapur rrugën ndjekjes penale të udhëheqëses së partisë së Frontit Kombëtar nga ekstremi i djathtë, për shkak të postimit të saj të vitit 2015 në rrjetin social Twitter mbi dhunën e grupit terrorist islamik DEASH.

Në dhjetor të vitit 2015, Le Pen postoi në “Twitter” tre foto të ekzekutimeve të DEASH-it, duke përfshirë trupin e masakruar të gazetarit amerikan James Foley, me një tekst të shkruar “Ky është DEASH!”, pas një mosmarrëveshjeje me një gazetar që e kishte krahasuar partinë e saj me grupin terrorist DEASH.

Më vonë, një prokuror francez hapi një hetim dhe kërkoi heqjen e imunitetit parlamentar francez, dhe të Bashkimit Evropian të deputetes Marine Le Pen.

Sipas ligjit francez, ajo mund të përballet me një dënim deri në pesë vjet heqje lirie dhe gjobë prej 75 mijë eurosh, nëse dënohet me akuzën për shpërndarje të imazheve të dhunshme.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online