Francë/Presidencialet, Macron fiton 
debatin e ashpër televiziv me Le Pen

Francë/Presidencialet, Macron fiton <br />debatin e ashpër televiziv me Le Pen
Dy orë e gjysmë televizive të mbushura me debat,tension, fyerje dhe me moderator të pazotë për të dhënë zgjidhje.

Është kjo cfarë ndodhi mbremjen e djeshme në debatin televiziv mes dy kandidatëve për president të Francës Marine Le Pen e ekstremit të djathtë dhe Emannuel Macron i En marche.

Por ai që u tregua më bindës dhe që sipas sondazheve fitoi këtë duel të parë ishte proevropiani Macron.

63% e publikut  vlerësuan Macron, dhe vetëm 34% Le Pen.

Retorika mes tyre ishte e ashpër, një përballje e vërtetë e transmetuar në 4 stacione televizive.

Macron: Le Pen mishërim i humbjes
“Ju zonja Le Pen jeni mishërim i humbjes, Strategjia juaj është gënjeshtra. Jeni gjakftohtë si një bankier. Përpara meje është ulur priftëresha e madhe e frikës” u shpreh Macron i cili shtoi se rivalja e tij gënjen haptazi, nuk propozon asgjë konkrete dhe fryn shqetësimet e publikut.

Le Pen: Macron kandidat i globalizmit të egër

Ndërsa Le Pen e konsideroi Macron si kandidatin e globalizmit të egër duke  e sulmuar tek tek mungesa e eksperiencës politike dhe të kaluarën me sfond financiar.

"Version yt i Francës,-i tha ajo,- është një dhomë tregtie, ku secili do të luftojë për veten

Macron  e akuzoi  Le Pen se nuk bën propozime konkrete për problemet ekonomike të Francës, por vetëm e përçan shoqërinë dhe fyen njerëzit për shkak të origjinës.

Ndërsa Le Pen i hodhi poshtë fjalët e tij duke theksuar se "kjo është kënga e vjetër".

Ajo theksoi planin e saj për t'u kthyer tek valuta e vjetër franceze. Me sa duket Le Pen shikon konkurrencë jo vetëm tek Macron, por edhe Angela Merkel.

Le Pen: Macron nuk do të bëj asgjë pa miratimin e Merkel

Nga e diela Franca do të qeveriset patjetër nga një grua, tha ajo, por nëse nga unë, apo nga Angela Merkel, kjo mbetet të shihet.

Macron, nuk do të bëjë asgjë, pa miratimin e Merkelit, deklaroi Le Pen.Gjatë të gjithë kohës tonet mes tyre nuk u ulën aspak.

Çështjet e diskutuara: Papunësia,kriza në industri, terrorizmi

Ndër temat që kandidatët u përballën janë papunësia, kriza në industri.

Sa i përket cështjes aq shumë të debatuar të terrorizmit Le Pen ka akuzuar Macron për shthurje duke përsëritur edhe një herë  premtimin e saj për të mvyllur menjëherë kufijtë.Ndërsa Macron mbrohet duke thënë se rivalja vetëm gënjen dhe se Franca nuk e meriton një gjë të  tillë.

Këtë të dielë francezët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kreun e Champs-Elyesee dhe alternativat janë dy preoevropiani Macron dhe Madame Frexit Marine Le Pen.

[gallery]22090[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin