'Rilindja e Re', Macron shpalos planin për rinovimin e Muzeut të Luvrit: 'Mona Lisa' do ketë dhomë të veçantë! Hyrje e re madhështore deri në 2031! Synojmë 12 milionë vizitorë në vit

'Rilindja e Re', Macron shpalos planin për rinovimin e Muzeut të Luvrit: 'Mona Lisa' do ketë dhomë të veçantë! Hyrje e re madhështore deri në 2031! Synojmë 12 milionë vizitorë në vit

Emmanuel Macron në Muzeun e Luvrit, 28 janar 2025

FRANCË - Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpalosur projektin për një "Luvër të rikonceptuar, të restauruar dhe të zgjeruar," me synimin për ta shndërruar muzeun në “epiqendrën e historisë së artit për Francën dhe përtej saj.”

Plani, i quajtur “Rilindja e Re,” përfshin zhvendosjen e portretit më të famshëm në botë, Mona Lizës, në një dhomë të veçantë të dedikuar vetëm për të, si dhe krijimin e një hyrjeje të re, që pritet të përfundojë deri në vitin 2031.

Ky projekt synon të “ribalancojë mënyrën e vizitës në muze” dhe ta “bëjë atë më të aksesueshëm për parisianët,” duke përfshirë edhe plane për zhvillimin e mëtejshëm të zonave përreth hapësirave të reja.

Macron: Luvri, pjesë e identitetit kombëtar

Në një deklaratë nga Parisi, Macron theksoi rëndësinë e investimeve në muze, pas raporteve të fundit për vështirësitë me të cilat përballen vizitorët.

Edhe pse disa mund ta shohin këtë si një shpenzim të tepruar në një kohë sfidash globale dhe bllokadash buxhetore në parlamentin francez, Macron deklaroi se është hapi i duhur për t’u ndërmarrë, duke theksuar se synohet rritja e numrit të vizitorëve në muze në 12 milionë/vit.

“Ky muze është pjesë e identitetit kombëtar, por gjithashtu përfaqëson mesazhin që Franca dëshiron t’i përcjellë botës,” përfundoi ai.

Një nga qendrat më të mëdha të artit në planet dhe muzeu më i vizituar në botë, Luvri, tërheq më shumë se 8 milionë vizitorë në vit. Kur u modernizua në vitet 1980, ishte projektuar për të pritur 4 milionë vizitorë në vit, por tani menaxhon më shumë se dyfishin e këtij numri, duke shkaktuar gjithnjë e më shumë stres te vizitorët.

Macron viziton Luvrin pas një memoje, të shkruar nga drejtoresha e tij, Laurence des Cars, për ministren franceze të kulturës, Rachida Dati, e cila u publikua në media të enjten dhe ngriti alarmin për gjendjen e muzeut të Parisit.

Të vizitosh Muzeun e Luvrit është një sfidë fizike; të arrish pranë veprave artistike për t'i parë nga afër kërkon kohë dhe jo gjithmonë është e lehtë.

Vizitorët nuk kanë hapësirë për t’u çlodhur. Opsionet ushqimore dhe objektet sanitare nuk janë të mjaftueshme në sasi, duke rënë nën standardet ndërkombëtare. Infrastruktura në tërësi ka nevojë për një ridizajnim të plotë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë