FRANCE - Pesë emigrantë shqiptarë të fshehur brenda një kamioni janë zbuluar gjatë tentativës për të hyrë në Angli. Policia kufitare franceze e ndihmuar nga një qen i narko-trafikut, i quajtur Luis, i ka zbuluar ata rreth datës 28 maj të këtij viti, por ngjarja u bë e ditur tani. Kamioni i mbushur me lloj-lloj mallrash kishte targa italiane dhe priste të ngjitej në traget për të lundruar drejt Britanisë së Madhe.Policia u ndihmua në kërkimet e saj edhe nga një qeni i antidrogës, i quajtur Lui.
Udhëtarët e tij u dorëzuan tek policia kufitare franceze. Ndërsa kamioni u lejua të vazhdojë udhëtimin drejt destinacionit të tij.
Drejtori i Forcës Kufitare, Paul Morgan, për Evropën deklaroi se "prania jonë e fortë në portet franceze si dhe bashkëpunimi i ngushtë me autoritetet franceze ndihmon në mbrojtjen e gjithë Mbretërisë së Bashkuar nga njerëzit që përpiqen për të hyrë në vend ilegalisht.
Policia kufitare ka përdorur në këto zbulime emigrantësh klandestinë edhe qentë nuhatës dhe detektorë që masin rrahjet e zemrës apo dioksidin e karbonit përveç kërkimet fizike për të gjetur njerëzit e fshehur në automjete".
Një fletëpalosje është lëshuar nga Forca Kufitare në bashkëpunim me Agjencinë e Krimeve të Rënda për t’u dhënë informacion dhe këshilla, shoferëve të kamionëve transportues të mallrave për në Britaninë e Madhe e në kthim me synimin për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe për të shmangur viktimat e krimit.
Redaksia online
(ar.sh/a.r/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com