Francë, rikthehet 'canicule', me temperatura 40 gradë

Francë, rikthehet 'canicule', me temperatura 40 gradë

Vala e re e nxehtësisë së fortë në Francë, është rikthyer me kufizime të trafikut në Paris dhe Lyon, për të parandaluar “mbytjen” nga smogu dhe temperaturat rekord, veçanërisht në qytete si Bordo-ja.

Pak më pak se një muaj nga vala e parë e të nxehtit që goditi Francën, tani vendi është “robëruar” nga një tjetër krizë nxehtësie.

Njoftimet e shpeshta në radio dhe televizione iu bëjnë thirrje qytetarëve që të hidratohen dhe të qëndrojnë në hije.

Për momentin, janë 59 zona territoriale të vendosura në ‘gatishmëri portokalli' në pritje të të ashtuquajturit 'canicule', e cila e ka çuar kolonën e merkurit 40 gradë.

Vala e re e të nxehtit vjen në një kohë tashmë të vështirë për vendin, me 73 zona territoriale që i nënshtrohen kufizimeve të ujit dhe makthit të thatësirës për fermerët.

Në Francë kujtimi i verës 2003 është ende gjallë dhe i frikshëm.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK