Një avion mallrash u rrëzua në det pranë Bregut të Fildishtë, duke lënë të vdekur 4 persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.
/Shqiptarja.com
Avioni me helikë të jashtme ra pak pas nisjes nga aeroporti i Abixhanit, e më pas u gjet pranë një plazhi ku ekipet e shpëtimit u panë teksa mjekonin pjesëtarët e mbijetuar të ekuipazhit.
Ai po transportonte një ngarkesë për ushtrinë franceze, ndërsa aksidenti ndodhi gjatë një stuhie të fortë, me reshje të dendura shiu dhe vetëtima.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA








