Gënjeshtra e nxënëses së mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka ka shkaktuar valë të shumta zemërimi në Francë. Paty, mësues i shkollës fillore afër Parisit u vra në tetor të vitit të kaluar nga një adoleshent radikal çeçen, pas shfaqjes së karikaturave të Profetit Muhamed në një orë mësimi për lirinë e shprehjes.
Vajza 13-vjeçare i ka thënë policisë se ka gënjyer për pjesëmarrjen në klasë dhe ka akuzuar mësuesin, i cili u ka kërkuar fëmijëve myslimanë që të dalin nga klasa, teksa ka treguar fotografitë.
Babai i saj, i cili është akuzuar për lidhje me vrasjen, kishte postuar disa materiale në Facebook, duke u bazuar në dëshminë e vajzës së tij.
“Gjithçka në hetime ka treguar shumë herët se ata kanë gënjyer” ka thënë avokatja e familjes Virginie Le Roy për radion RTL të martën. Ajo ka thënë se ka qenë “skeptike” për mënyrën e tregimit të ngjarjeve nga vajza, e cila ka thënë se e ka konsideruar veten si zëdhënëse të nxënësve tjerë dhe ka dëshiruar të impresionojë babain e saj.
“Zëdhënëse për çfarë? Gënjeshtra, ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë? Ky sqarim nuk më bind mua dhe më zemëron, sepse faktet janë serioze, janë tragjike”, ka thënë Le Roy.
Vrasja e Paty ka shokuar Francën dhe ka rezultuar me debate të reja për lirinë e shprehjes, integrimin e popullsisë së konsiderueshme myslimane në Francë dhe rolin e rrjeteve sociale në nxitje të urrejtjes.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.4%
-
Pak
80.7%
-
Nuk e di
10.9%
Vota total: 580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre
26 Mars, 20:40
-
Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë
24 Mars, 17:47
-
I Dërguari i Trump: Putin është një lider super inteligjent! Ukraina, një shtet i rremë
23 Mars, 14:54
-
Ora e Tokës, Kulla Eiffel në Paris fik dritat për 1 orë (VIDEO)
22 Mars, 22:43
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
15- vjeçarja u zhduk 3 ditë në Francë! E ëma flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Vajza ime kishte 3 vite që bullizohej, shkolla nuk reagoi asnjëherë
19 Mars, 16:48
-
Ministri Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal
18 Mars, 12:21
-
Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris: Vajza është rikthyer te familja, gëzon shëndet të plotë
17 Mars, 15:09
-
Goditet grupi i ‘skifterëve’ të Edison Pulës! Këngëtarë e pilotë të Formula 1, grabitën sende me vlerë 1 milionë euro në 49 shtëpi VIP-ash në Francë e Belgjikë! 7 të arrestuar
10 Mars, 13:46
-
Kancelari Merz: Do diskutojmë me Francën dhe Britaninë mbi ndarjen e armëve bërthamore
9 Mars, 21:50
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
‘Rusia është kërcënim për Europën’ - Medvedev pas fjalimit të Macron: Ai do të zhduket përgjithmonë
6 Mars, 14:34