Francë, shefja e FMN Lagarde
fajtore për keqpërdorim fondesh

Francë, shefja e FMN Lagarde<br />fajtore për keqpërdorim fondesh
Francë- Shefja e FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) Christine Lagarde është shpallur fajtore nga një gjykatë në Francë ku akuzohet për neglizhencë gjatë kohës që ishte ministre e financës në vitin 2008.

Lagarde, e cila ka filluar mandatin e saj të dytë pesë-vjeçar në shkurt, nuk do të përballet me qelinë, konfirmoi gjyqtari. 

Gjatë kësaj kohe kur ishte në krye të Ministrisë së Financave në Francë, Lagarde aprovoi një shumë prej 404 mln euro për një biznesmen për shitjen e diskutueshme të firmës së drejtuar prej tij.

Vitin e kaluar, një gjykatë franceze vendosi se Tapie nuk e kishte të drejtën e kompensimit dhe se duhej të rikthente shumën prej 404 milionë eurosh  

Lagarde miratoi pagesa për biznesmenin Bernard Tapie, që ishte një mik i presidentit të atëhershëm Nicolas Sarkozy, pagesë që kryhej nga fondet publike. Ajo u shpall fajtore për keqpërdorim të fondeve publike. Lagarde nuk ishte e pranishme në sallën ku u mor vendimi.
 
 Por skandali ka lënë në hije punën e saj në krye të FMN ku ajo u emërua në vitin 2011, pasi paraadhësi i saj  ominique Strauss-Kahn dha dorëheqjen kur ai u akuzua se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë në një hotel në New York .

Ky veprim ka të ngjarë të destabilizojnë FMN pasi kjo e fundit po përballet me një mori çështjesh të mprehta, duke përfshirë Greqinë dhe pasigurinë rreth rolit të Shteteve të Bashkuara në organizatë pas zgjedhjes së Donald Trump, president. 

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti kthen himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti kthen himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023