Të paktën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një zarfi bombë pranë FMN, Institucionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris.
Mediat shkruajnë se shpërthimi ndodhi në momentin që u hap zarfi brenda zyrave të FMN.
Sipas autoriteteve në zarf gjendej një sasi e vogël lënde shpërthyese.
Ndërtesa nuk ndodhet shumë larg nga Harku i Triumfit ndërsa policia evakuoi punonjësit e zyrës së FMN-së.
Vetëm një ditë më parë, në ministrinë e financave gjermane në Berlin u zbulua një pako bombë dërguar ministrit Schauble.
Një ngjarje e tillë rikthen në Paris frikën e sulmeve terroriste të cilat vitin që shkoi kanë goditur Francën duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com