Francë/ Shqiptari parandalon sulmin me kallashnikov në një diskotekë: S’ka lojëra me ne (Video)

FRANCË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një diskotekë në Francë, ku një shqiptar ka parandaluar një sulm me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi pas ndërrimit të viteve, në  Avallon të Francës ku një person i armatosur hyri në ambjentet e një diskoteke.

Fillimisht ai e la armën jashtë dhe më pas futet në diskotekë, pikërisht në këtë moment, një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Bujar Muli ka reaguar dhe e ka goditur me grushte agresorin duke arritur që ta ndalojë.

Më pas, siç duket edhe në video, shqiptari është ndihmuar nga disa persona të tjerë për të neutralizuar të riun që kishte ndërmend të kryente sulmin.

“Falënderimi i takon Allahut që na mundësoj të dalim fitimtar. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por falë Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”, shkruan shqiptari sipër videos, të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mrekullusi: 03/01/2019 10:52

    Ore shyqyr qe dhe pse i pire ai e la kallashin jasht para se me dash me hy se te ishte per kte shqiptarin i kish kor te gjithe ai po popull dele thuaj .

    Përgjigju
  • flor: 03/01/2019 08:57

    Cfare mrekullie, bravo or djal

    Përgjigju
  • Emigranti: 03/01/2019 01:51

    Te lumte dora djale. Krenar per ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton