FRANCE - Një gjykatë në Francë shtyu vendimin mbi çështjen e ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn.
Prokurorët thanë se Gjykata e Apelit në qytetin francez të Douai ka njoftuar se vendimi do të publikohet më datën 19 dhjetor.
Prokuroria dyshon se Kahn është i përfshirë në ato çka cilësoheshin festat e seksit të mbajtura në një hotel luksoz në veri të qytetit francez, Lile.
Avokatët e Strauss-Kahn kanë kërkuar që çështja të mbyllet me pretendimin se klienti i tyre nuk kishte dijeni për faktin se disa prej femrave që ndodheshin në ato festa ishin prostituta.
Ky është procesi i vetëm me të cilin Kahn përballet në Francë. Ndërkaq 63-vjeçari i cili pritej të ishte kandidati socialist për president u arrestua në maj të vitit 2011 për një tjetër akuzë, atë të përdhunimit të një shërbyesje në një hotel në Nju Jork.
Më pas prokurorët amerikanë i hodhën poshtë akuzat duke e lënë të lirë Kahn.
(lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com