Francë, socialistët e Hollandë
fitojnë raundin I të zgjedhjeve

Francë, socialistët e Hollandë<br />fitojnë raundin I të zgjedhjeve
PARIS- Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë tregojnë se socialistët e presidentit Fransua Holland kanë siguruar shumicën e nevojshme për të çuar përpara reformat ekonomike.

Ministria e Brendshme ka publikuar rezultatet përfundimtare sipas të cilave, socialistët dhe aleatja e tyre, Partia e Gjelbër, kanë fituar afro 46 për qind të votave, ndërsa partia e ish-presidentit Nikolas Sarkozi ka siguruar 34 për qind të votave.

Një shifër të konsiderueshme prej afro 18% duket se ka siguruar edhe ekstremi i djathtë i Marine Le Pen, që kërkon që Franca të braktisë euron dhe të luftojë kundër “islamizimit të vendit”. ndërkohë që pjesën e mbetur kryesisht e kanë fituar forca të tjera të majta.

Pas raundit të parë, francezët do të dalin sërish në zgjedhje pas një jave, më 17 qershor. Megjithë shumicën fituar në raundin e parë, socialistët e Hollande nuk dihet nëse do të mund të formojnë koalicion të majtë me shumicë parlamentare.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro