Francë, sulmohet një polic pranë
Katedrales, neutralizohet agresori

Francë, sulmohet një polic pranë<br />Katedrales, neutralizohet agresori
Policia franceze ka arritur të neutralizojë një person jashtë Katedrales së Notre-Dame në Paris, pasi ai kishte tentuar të sulmojë me sende të forta një oficer policie.

Agresori ka përdorur një çekiç dhe me të ka sulmuar policin, por është plagosur duke shmangur kështu një incident që mund të rezultonte me pasoja të rënda. 

Policia ka kërkuar nga njerëzit të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të jenë të vëmendshëm, ndërkaq ka evakuuar tërë zonën, duke e hetuar ngjarjen si një akt të mundshëm terrori.

Dëshmitarët kanë thënë se tërë turistët që ishin pranë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2015, kur xhihadistë sulmuan në Paris dhe lanë të vdekur 130 persona.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri