FRANCË-Një person u vra sot në mëngjes nga forcat e sigurisë në aeroportin e Orlysë, në jug të Parisit, pasi i kishte rrëmbyer armën një ushtareje, bëri të ditur Ministria e Brendshme franceze.
”Rreth orës 07:30, një person i ka rrëmbyer një armë një ushtari dhe më pas është strehuar në një treg të aeroportit para se të vritej nga forcat e sigurisë”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme franceze.
“Nuk ka të plagosur”, bëri të ditur i njëjti burim.
Pas kaosit të krijuar policia ka evakuuar aeroportin.
Duke folur për mediat, pasi vizitoi aeroportin, ministri Le Roux tha se burri kishte tentuar, “por s’ia ka arritur” që t’ia marrë pushkën një ushtareje, e cila ishte në patrullim me dy kolegë të tjerë.
Ai shtoi se i vrari ishte i dyshuar për një sulm ndaj policëve në metronë e Garges-les-Gonesse.
Fatmiresisht askush nuk është lënduar nga ky incident, i cili vjen në kohën kur Franca është në gatishmëri të lartë, pas një serie të sulmeve të grupeve xhihadiste, që kanë marrë jetën e më shumë se 230 personave, që prej janarit të vitit 2015.
[gallery]21504[/gallery]
Redaksia Online
d.b/Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO