FRANCE - Policia e Francës ka arritur të arrestojë mbi çati dy shqiptarë - trafikantë droge. Ngjarja ka ndodhur në Basin (Savoie) të Francës, ku 37 policë u mobilizuan për arrestimin e dy trafikantëve shqiptarë që u përpoqën t’i shpëtonin policisë duke u arratisur nga çatia e shtëpisë ku jetonin, bëjnë të ditur, mediat franceze. 

Sipas tyre, trafikantët e drogës i përkasin grupeve mafioze të shpërndarjes së heroinës në këtë zonë. Ka qënë skuadra e policisë së antidrogës në Chambery që e ka zbuluar ketë rrjet kontrabandistësh.

Në këtë operacion u angazhuan 37 policë, ku 10 prej tyre  ishin nga departamenti  i sigurisë, katër nga BAC dhe gjashtë nga siguria publike, të shoqëruar me qen dhe 15 ishin nga "Task Forca" e Policisë Nacionale (IFNU).  Në dispozicion ishte vënë edhe një  helikopter nga Lioni.

Policia franceze i ka ndjekur dhe i ka përgjuar dy vëllezërit shqiptarë 19 dhe 27 vjeçarë për 6  muaj. Pas arrestimit të tyre, policia, pasi u kontrolloi shtëpinë, gjeti një sasi të konsiderueshme droge dhe u konfiskoi 4200 € dhe një listë të klientëve.

“Ata janë njerëz të trajnuar mirë," - tha një hetues. - "Ata kishin marrë me qira katin e dytë të një shtëpie të qetë, por makina e tyre ishte e parkuar larg nga shtëpia. Ata ndryshonin numrin e telefonin herë pas here gjithashtu edhe aparatet celularë. Përveç kësaj, ata kurrë nuk përdornin fjalën "drogë" gjatë bisedave telefonike”. Në kohën e arrestimit të tyre, dy të dyshuarit u përpoqën të shpëtonin përmes çatisë së shtëpisë, por pa sukses.
france arrest
france arrest
france arrest
(Pamje nga momenti i arrestimit të dy trafikantëve shqiptarë)

Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)