PARIS - Ka dalë një pjesë e tij gjatë shkëmbimit dhe kjo ka penguar rrotat: ky duhet të jetë shkaku i përmbysjes së djeshme në shinat Bretigny-sur-orge, Francë, që u mori jetën gjashtë njerëzve.

Një bilanc, që mund të ishte më i rëndë pa "reflekse të jashtëzakonshme" të makinistit, që aktivizoi menjëherë alarmin, duke shmangur përplasjen me një tjetër tren që po vinte nga krahu i kundërt: ka shpjeguar ministri francez i transportit, Frederic Cuvillier.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)