Socialistët kanë marrë 313 deri 315 vende në 577 vendet e parlamentit francez. Partia e ish-presidentit Sarkozy zbriti nga 304 në 214 vende.
Rezultati tregon se presidenti Hollande nuk do të ketë nevojë të kërkojë mbështetjen e të gjelbërve apo të të majtëve ekstremë për të realizuar reformat e tij ku përfshihet punësimi i më tepër punonjësve në sektorin publik, apo zhvendosja e fokusit të politikave fiksale të BE nga përqëndrimi vetëm te masat shtrënguese.
Në raundin e dytë të votimeve për parlamentin francez u shënua një pjesëmarrje e ulët rekord me vetëm 55.9% të votuesve.
Ish-partnerja e presidentit Segolene Royal u mund nga një kandidat disident po i partisë socialiste. Royal akuzoi për “tradhti politike”, pasi partnerja aktuale e presidentit Hollande mbështeti kundërshtarin e saj përmes mesazheve në Tëitter.
Kryetarja e Frontit Nacional Marine Le Pen humbi në zonën e saj, por formacioni i saj i të djathtës ekstreme fitoi dy vende duke hyrë në parlament për herë të parë që prej viteve ’80.
(ep/shqiptarja.com)