Një instalacion në formën e kokës së Presidentit amerikan Donald Trump, e zhytur në ujë dhe me gishin në formën e shenjës OK, u ekspozua në lumin Mosella, në Metz të Francës.
Vepra e titulluar "Everything is fine" është realizuar në material PVC-je, është e lartë 4,60 m dhe e gjerë 6 m.
Publiku, që mund ta shijojë veprën përmes një platform mbi urën “Pont des Roches”, mund të argëtohet me riprodhimin e plastikës së portretit të Presidentit amerikan, kur ai u tërhoq në Paris, në vitin 2017, nga Marrëveshja mbi Klimën.
Artisti Jacques Rival shpreson që krijesa e tij do të shërbejë për të satirizuar Presidentin Trump.
Trump është konsideruar skeptik dhe ka ironizuar shumë here paralajmërimet mbi ngrohjen globale.
Në vitin 2017 Presidenti amerikan zyrtarizoi daljen e SHBA nga marrëveshja mbi klimën, marrëveshje e firmosur nga paraardhësi i tij Barack Obama.