FRANCË-Një skiator i plagosur, pjesë e një grupi sportistësh britanikë, është shpëtuar në mënyrë spektakolare nga një helikopter i policisë franceze.
Gjatë një ekspedite të ndërmarrë më datë 2 janar nga grupi i skiatorëve me përvojë, njëri prej tyre, i quajtur Bruno, plagosi gjurin gjatë ngjitjes së malit Giffre të rajonit Haute-Savoie të Alpeve, që është 2.257 m mbi nivelin e detit.
Pavarësisht reshjes së dendur të dëborës e erës së fortë, helikopteri i policisë franceze u drejtua me fytyrë nga mali i pjerrët dhe nga një largësi tejet e vogël zbarkoi ekipin e shpëtimit.

Pak çaste më vonë, helikopteri u rikthye me të njëjtën manovër gati surreale dhe duke u mbështetur në njërën anë të malit ngarkoi në të ekipin, skiatorin e plagosur e pjesën tjetër të sportistëve britanikë.
Komente


nuk ka fjale per ta pershkruar.jemi shum larg kesaj
Përgjigju