E djathta franceze sot voton për kandidatin i cili do t’i përfaqësojë në zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen këtë pranverë në 23 prill 2017.
Kutitë e votimit janë hapur në orën 8 te mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00 të mbrëmjes.
Dy kandidatët janë ish-kryeministrat Francois Fillon dhe 71-vjeçari Alain Juppe.
Por deri më tani duke u bazuar në rezultatet e raundit të parë Fillon është kandidati i cili kryeson me 44% dhe rruga e tij duket më e qetë drejt kreut të Champs Elysee.
Një kartë në favor të ish-kryeministrit është fakti se presidenti aktual Francois Hollande i cili përfaqson socialistët ende nuk ka vendosur nëse do të rikandodojë. Kujtojmë se ai konsiderohet si presidenti më pak popullor i republikës së 5 franceze.
Mediat franceze komentojnë se edhe kandidatura e fortë e udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marie Le Pen nuk duket fort bindëse pasi sipas analizave ajo do të humbasë në balotazhin e 7 majit të 2017.
Kandidati Juppe e ka sulmuar rivalin e tij Fillon duke u bazuar në qëndrimet e tij mbi abortin dhe martesat homeseksuale.
Për më tepër ai është shprehur se Fillon ka marrëdhënie të afërta me presidentin Putin. “Këto do të jenë zgjedhjet e para presidenciale ku kreu i Kremlinit zgjedh kandidatin e tij”, është shprehur Juppe.
Ndërsa Fijon ka argumentuar se Europa dhe SHBA ka provokuar Rusinë duke u zgjeruar drejt Europës Lindore. Ai e konsideroi rivalin e tij si një person që nuk ka plane për ndryshim.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com