Një kamp që strehonte 1.500 emigrantë në veri të Francës është shkatërruar i tëri si pasojë e një zjarri.

Zyrtarët thanë se zjarri nisi pas një përleshjeje mes refugjatëve afganë dhe  kurd. Mediat raportojnë se të paktën 10 persona u lënduan.

Shumë refugjatë ndërkohë janë evakuar në një zonë emergjence. Pak kohë më parë zyrtarët thanë se kampi do të çmontohej.

Ardhja e emigrantëve afganë ka shtuar tensionet në kamp.

“Nuk ka mbetur asgjë veçse hirit” u shpreh perfekti i rajonit të Francës veriore, Michel Lalande.

Një tjetër kërcënim për emigrantët është edhe kandidatja për presidente  e ekstremit të djathtë Le Pen e cila vazhdimisht ka përsëritur vazhdimisht se do të mbyll kampin e refugjatëve dhe kufijtë e Francës. 

[gallery]21768[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com