Francë, zjarr në një lokal
nate, 13 të rinj humbin jetën

Francë, zjarr në një lokal<br />nate, 13 të rinj humbin jetën
13 të vdekur dhe 6 të plagosur rëndë është bilanci i një zjarri që ka rënë në një lokal nate në Rouen në Normandi, Francë. Sipas medias franceze viktimat dhe të plagosurit janë të gjithë të moshës 18-25 vjeç.

Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve, është shprehur se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe nuk ka lidhje me terrorizmin. 
 
Aktualisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Sipas policë franceze, zjarri fillimisht nisi në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhap në të gjithë ambientin. Autoritetet deklaruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi zjarri u përhap kudo.
 
Policia dhe njësitë zjarrfikëse të emergjencës mbërritën rreth orës 00:50 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe pas gati 30 minuta flakët u vunë nën kontroll. Mediat e huaja shkruajnë se trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin Universitar të Rouen. 
 
Njëmbëdhjetë dëshmitarë janë marrë në sallën e policisë Rouen, të pyeten për të përcaktuar detajet e mëtejshme në lidhje me incidentin. Por disa mediat thonë se një burim i siguruara nga hetimet thotë se qirinjtë mbi një tortë ditëlindje mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që i mori jetën 13 të rinjve.

france
lokal nate ne france
france
france
(Lokali i natës në Rouen ku ka rënë zjarri)


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie