Një avion i ngarkuar me mallra në aeroportin Montpellier të Francës, ka rrëshqitur nga pista gjatë uljes ku ka humbur kontrollin dhe ka rënë në pellgun Mauguio.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e të shtunës në orën 2:50.
Aeroplani Aeropostale, një 'Boeing 737', edhe pse bëri një ulje të rrezikshme që mund të kishte viktima, fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë të dëmtuar, nga 3 personat që ishin në bord.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Gjashtëdhjetë zjarrfikës nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Herault, përfshirë specialistë të shpëtimit në ujë, u dërguan në vendngjarje dhe ndërhynë në kohë.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)