Dhoma e ulët e Parlamentit francez miratoi në orët e para të ditës së sotme një projektligj që ndalon aksesin në rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre. I mbështetur nga qeveria dhe i miratuar nga Asambleja Kombëtare me 130 vota pro dhe 21 kundër, projektligji do të kalojë tani për shqyrtim në Senat. 


Nëse miratohet përfundimisht, Franca do të ishte vendi i parë evropian që vendos një kufi të tillë moshe për përdorimin e rrjeteve sociale.

Kjo masë është një prioritet për presidentin Emmanuel Macron, i cili e cilësoi votimin si një “hap të rëndësishëm”.

/Ansa