Presidenti francez Emmanuel Macron po mendon të dorëhiqet nga posti ‘për tu rizgjedhur” në muajt e ardhshëm.
Kështu shkruan gazeta franceze ‘Le Figaro’, duke saktësuar se kreu i shtetit e parashtroi hipotezën gjatë një takimi me video konferencë me "rrethin e parë" të mbështetësve të zgjedhjes së tij në vitin 2017.
Sipas gazetës, qëllimi i manovrës do të ishte "rimarrja e kontrollit" në një moment të vështirë në legjislaturë.
Macron citohet të ketë thënë se "Jam i sigurt për fitoren” dhe “nuk ka njeri kundër meje".