Françeska BB5: “Djemve ju caktoj
 nga një rol të veçantë”

Françeska BB5: “Djemve ju caktoj<br /> nga një rol të veçantë”
Liam e Françeska qëndrojnë në tualet duke bërë punët e para të mëngjesit, ku Françeska i kërkon Liamit që t’i bëjë një çaj më vonë, por Liam i thotë t’i bëjë Ermalit këtë kërkesë. Françeska shprehet se i ka ndarë punët për djemtë, Ermalin e ka vëtëm për të fjetur gjumë, ndërsa të tjerëve do t’u caktojë detyra të tjera. Liam thotë: “Qenke e zgjuar ti”, e Françeska shton se Ermali tashmë e ka një pozicion (të flerë me të), kështu që i takon dikujt tjetër t’ia bëjë çajin. Më pas, të gjithë banorët mblidhen në kopësht duke pirë kafenë e mëngjesit e duke biseduar në rrezet e diellit. Genta e Klaudja flasin për qendrat estetike dhe Erioni ndërhyn në bisedë, duke i premtuar Gentës se kur të dalin nga shtëpia e BB, do t’a çojë tek një mikja e tij, që të bëjë të gjithë trajtimet e madje do t’ia paguajë ai.

FRANCESKA FLIRTON ME LIAMIN

Liami e pyet Françeskën nëse ka të dashur jashtë shtëpisë dhe ajo mohon që të ketë. “Kur e ke lënë, dy javë para se të hyje këtu?”, i thotë duke qeshur Liami. “Nuk kam pasur asnjëherë”, përgjigjet Françeska dhe qesh. “Femrat gjithmonë tërhiqen më tepër nga ‘maskarenjtë’”, shprehet Françeska, e cila i bën të dy djemtë të shikojnë nga njëri-tjetri. “Edukatën nuk e vlerëson njeri; femra do atë që tallet me të”, vazhdon të thotë Françeska. Flori ia sqaron, duke i thënë se ka dy lloj femrash. Pastaj ai devijon, duke ia bërë me shenjë Liamit dhe thotë se femrat e këqija lidhen me djemtë e mire dhe anasjelltas. “Pse s’thua që u dashka të lidhem me ty unë!”, shprehet Françeska, ndërsa djemtë qeshin. Liami thotë se i flihet dhe po mendon që të shkojë në krevat, ndërsa Françeska vazhdon me “ngacmimet’ e saj, duke i thënë: ”Më prit”. Françeska thotë se ka vënë re që Liami e do shumë si shoqe, por ai ia kthen, duke i thënë se nuk e shikon si asgjë më shumë se një banore të shtëpisë, që nuk ka as një javë që e njeh. “Më vonë do të kesh synime për mua”, shprehet Françeska, por Liami e mohon të jetë e vërtetë. “Ti e di që unë ty s’dua të të nominoj”, shprehet ajo, duke ndryshuar herë pas here temë. “Më ndihmon nëse e bën”, thotë Liami. E më pas flasin për avantazhet e të qenit i nominuar.(xh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan