Ajo është femra që eksperimenton vazhdimisht me imazhin e saj, herë si modele dhe herë i imazh, është gjihtmonë në qendër të vëmendjes!
Bëhet fjalë për bukuroshen vlonjate Franceska Jaçe, e cila së fundmi ka publikuar sërish foto provokuese në rrjetet socilae duke ngritur temperaturën në këto ditë të ftohta të fillim majit.
Në një intervistë për “Shqiptarja.Com” ajo tregon se si u bë imazhi një prej firmave të njohura në kryeqytet, punën e saj si menaxhere në një prej lokave të natës, si dhe mashkullin e jetës së saj.
Edhe pse kanë kaluar disa vite nga hyrja e saj në shtëpinë më të vëzhguar “Big Brother”, ajo nuk është harruar siç ka ndodhur me shumë të tjerë.
Bukuroshja vlonjate, vjen herë pas herë në vëmendjen e fansave të saj me fotosesione provokuese.
Para pak kohësh, jeni shprehur se për famën do të bënit shumë sakrifica... është kjo mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes?
Ndoshta dhe po! Personalisht për mua është një mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes jo për keq, por çdo personazhi publik i leverdis të jetë në fokus. Fakti që unë jamë bërë pjesë e shumë kronikave dhe emisioneve, besoj se çdo gjë po më ecën mirë.
Nga ish-banorët e “Big Brother”, shumë pak janë ata që kanë arritur të jenë sërish në media, ju jeni një prej tyre...si ja keni dalë?
Si ja kam dal? Se di, ndoshta aftësia ime për të kordinuar mjaftë mirë dhe pa sforco jetën time personale, kuptohet pa lënë pas edhe angazhimet në punë dhe shkollë.
Veç fotove provokuese, së fundmi jeni bërë dhe imazh i një prej firmave më të njohura të veshjeve në Tiranë?
Jam shumë entuziaste. Fakti që jam bërë imazhi i “Jaguarit” më ka gëzuar, besoj se po ja dal mjaftë mirë. Së shpejti transmetohet dhe reklama, është vërtetë diçka e bukur.
Veç modës dhe fotosesioneve, vazhdoni të merreni dhe me jetën e natës. Jeni e kënaqur?
Prej kohësh unë jam menaxhere e një prej lokave të natës në Tiranë. Normalisht është punë e lodhshme, por është punë që e kam me qejf dhe më ndihmon ekonomikisht. Më pëlqen të jem e pavarur në jetë!
Cili është mashkulli ideal për ju, e keni gjetur?
Jam e dashuruar dhe kësaj herë kam gjetur mashkullin e vërtetë. Nuk më pëlqen të zbuloj më shumë, pasi jeta në çift ka nevojë për privatësi. Kam zgjedhur të qëndroj larg mediave.
Janë të pakta femrat që thyejnë tabut në Shqipëri. Mendoni se keni thyer tabu me anë të këtyre fotove?
Mendoj që të gjitha tabut në Shqipëri i kanë thyer para meje. Përsa i përket fotove, nuk besoj se kam thyer ndonjë tabu të re.
Shkrimi u botua në numrin e sotës të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com