Françeska Jaçe ka pasur me të vërtetë një verë të nxehtë sivjet. Ish- banorja simpatike e Big Brother 4 ka zënë faqet e shtypit me fotot provokuese të pushimeve, por fotot e fundit të saj të lënë me të vërtetë pa fjalë. Ajo vjen në një set shumë provokues, në të cilin nuk shfaqet vetëm por së bashku me një modele tjetër bukuroshe. Fotot e reja e tregojnë vajzën nga Vlora shumë në formë dhe duket se veç çdo gjëje tjetër ajo dëshiron të ketë një karrierë të suksesshme si modele. Veç kësaj ajo është përfolur shumë edhe për jetën e saj private, por në këtë intervistë të shkurtër ajo pohon se është single, ama e rrethuar nga miq të mirë. Parë setin e saj të fundit e kemi pyetur Francin nëse do të guxonte të pozonte nudo, e ajo ka thënë se pse jo, por kjo varet nga shuma e ofruar.
Franci si shkoi vera që lamë pas?
Vera shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Më qejf se kaq s’mund të bëja normalisht duke e ndërthurur edhe me punë.
Pushimet tërësisht si single, apo dashuria e gjeti më në fund rrugën për tek ti?
Jo jam totalisht single. Asnjë foto që mund të jetë përfolur në gazeta nuk është mashkulli im. Janë thjesht miq me të cilët kam kaluar pushime dhe moment shumë të bukura.

Sivjet të kemi parë me shumë foto të nxehta, sa meshkuj të kanë kërkuar të dalësh në takim?
Hahahah po realisht kanë qenë paksa të nxehta, ndërsa kërkesat për të dalë të them të drejtën s’i kam numëruar.
Cili është tipi i mashkullit me të cilin nuk do dilje kurrë?
S’do të dilja kurrë me një mashkull që mbivlerëson veten.
Sa me pushtet e dëshiron mashkullin e jetës tënde?
Këtë se kam menduar ndonjëherë, mjafton që të ndjehem mirë me të.
Je materialiste?
Jo. Thjesht bëj dhe dua të bëj një jetë të mirë.

Ke provokuar me foto shumë hot, nëse të ofrohet do pozoje nudo me një çmim që ia vlen?
Edhe ndoshta. Pse jo por varet nga shuma.
Projektet e reja për ty, ndonjë ofertë interesante?
Po i pres. Nuk kam gjë në mendje sepse këto kohë jam e fokusuar tek shkolla. Megjithatë nuk anashkaloj asnjë ofertë që ia vlen.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
( Fotot nga Juxhin Kurti)
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

për të cilën do pozoja nudo"">