FRANCE-Një shqiptar nga Kosova është ekzekutuar me armë zjarri në 25 prill në Mulhouse. Mediat franceze zbardhin detaje të reja për shkaqet e vrasjes. Autori është algjerian ende në kërkim, ndërsa sipas medieve 35-vjeçari e ka vrarë shqiptarin nga Kosova, me tre plumba, pasi i ka prishur qetësinë.

Shqiptari me inicialet S.N nga Gjakova është vrarë, pasi ka shkaktuar zhurmë në pallat. Gjakovari jetonte në Francë së bashku me gruan dhe 2 djemtë e tij prej 19 vitesh.