Francë/ Vrau me 'snajper' një person e plagosi 6 të tjerë, i moshuari rezistencë Policisë me dy pengje në banesë

Francë/ Vrau me 'snajper' një person e plagosi 6 të tjerë, i moshuari rezistencë Policisë me dy pengje në banesë

Foto ilustruese

KORSIKË- Një 70 vjeçar ka vrarë një person dhe ka plagosur 6 të tjerë në qytetin e Bastias rreth orës 16:30 të ditës së sotme.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale franceze, të cilat shkruajnë se i moshuari ka gjuajtur me snajper dhe se më pas është fshehur brenda shtëpisë së tij, sëbashku me dy pengje të marra pas atentateve.

Policia e ka lokalizuar të moshuarin pikërisht brenda banesës, ndërsa ende nuk është zhvilluar operacioni për kapjen e tij. Paraprakisht dyshohet se nuk flitet për një akt terrorist, megjithatë, vijon puna për arrestimin e tij si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 24/02/2019 14:45

    Duhet te jete me origjine shqiptare!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën