Franga zviceriane shpallet kartëmonedha më e bukur e vitit

Franga zviceriane shpallet kartëmonedha më e bukur e vitit

Franga zviceriane

Një konkurs i përvitshëm i organizuar nga Shoqëria Ndërkombëtare e Kartëmonedhave zgjedh prerjen më të bukur të nxjerrë nga bankat qendrore në të gjithë botën.
Zvicra vendi që shpallet fitues për të dytin vit radhazi, falë kartëmonedhës së re me vlerë 10 franga. Kjo valutë përmban një palë duar që drejtojnë një orkestër dhe një hartë të vogël të sistemit të trenave në këtë vend, e cila përfaqëson saktësinë kombëtare në orar.

(Franga zviceriane)

Dizajni nga Manuela Pfrunder në fakt ishte zgjedhja e dytë e Bankës Kombëtare të Zvicrës kur zhvilloi konkursin në vitin 2005. Por banka zgjodhi të braktisë dizajnin fitues, i cili paraqiste virueset, embrionet dhe sistemin diellor, pas kritikave që mori nga publiku.

Vendin e dytë në konkurs e mori Banka Mbretërore e Skocisë, për versionin e saj të kartëmonedhës me vlerë 10 paund britanikë, ku paraqitet matematicenia dhe astronomja, Mary Sommerville.

(Paundi skocez)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit