Nëntë muaj nga nisja e konfliktit mes banorëve të fshatit turistik “Laguna Blu” dhe biznesmenit Aleksandër Frangaj për ndërtimin e vilave në terenet sportive të fshatit, Frangaj ka përparuar me ndërtime duke ngritur dy vila dhe rrethuar me beton pjesën më të madhe të ambienteve sportive. Në këto foto që sjell “Shqiptarja.com” tregohen punimet që janë duke u kryer mbi një sipërfaqe toke, që sipas projektit fillestar nuk lejohet ndërtimi. Aq më tepër kur sipërfaqja e tokës i përket për shfrytëzim banorëve të fshatit “Laguna blu” në Qerret të Kavajës, e cila është marrë me qëra nga qeveria “Meksi” prej vitit 1995 nga shtetasi Adem Vila.