Një vajzë e re iu turr sot Mario Draghit, presidentit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) gjatë një konference shtypi në selinë e këtij institucioni në Frankfurt duke shkaktuar për pak çaste ndërprerjen e diskutimit të tij.
"Vajza e re rreth të 20-ave, e cila ishte futur mes gazetarëve, kërceu mbi tavolinën ku ishte ulur Draghi duke bërtitur në anglisht 'ndal diktaturës së BQE-së', një sllogan që ishte shkruar edhe mbi bluzën e veshur prej saj", tha një gazetar.
Konferenca e shtypit u ndërpre për disa minuta në ndërkohë që vajza u ndalua nga ekipet e sigurisë.
Më pas, konferenca vazhdoi normalisht./atsh/
/Shqiptarja.com