Një djalë 8-vjeçar vdiq sot në Frankfurt, pasi u shtyn nën një tren që po i afrohej platformës së stacionit qendror të qytetit gjerman.

Incidenti ka paralizuar trafikun hekurudhor në Frankfurt.

Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, të cilët filluan një hetim për vrasje, i dyshuari e shtyu në shinat e trenit, fëmijën dhe nënën që ishin në platformën shtatë të stacionit të Frankfurtit.

Gruaja 40-vjeçare arriti të shpëtojë veten dhe të shmangte impaktin e fëmijës me trenin e shpejtësisë së lartë.

Fëmija 8 vjeçar i plagosur, iu nështrua një operacioni të vështirë menjëherë pasi mbërriti në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.