Frattini: BE ndihmoi
për dialogu mes partive

Frattini: BE ndihmoi <br />për dialogu mes partive
ROME- Ish- ministri i jashtëm Italian vlerëson pozitive klimën e bashkëpunimit mes dy forcave politike në Shqipëria.

“Shqipëria ka nevojë për reforma të përbashkëta, dhe klima që është siguruar mes dy forcave politike, maxhorancës së kryeministrit Sali Berisha dhe opozitës socialiste të Edi Ramës është për tu vlerësuar.” – ka thënë dje ish ministri i jashtëm Italian, Franco Fratini në një intervistë telefonike për agjencinë italiane “Nova”

“Kjo fazë politike nisi kur unë së bashku me kolegun tim Stravros Lambrinidis, në krye të një delegacioni të BE-së, u përpoqëm të nxisnim pajtimin. Dhe ia dolëm” tha Frattini.. Sipas ish shefit të diplomacisë italiane Shqipëria ka nevojë për reforma duke nisur nga “mekanizmi i kontrollit të fortë të parlamentit, që nuk paralizon aktivitetin e qeverisë” për të kaluar në “rregullat për të crrënjosur korrupsionin brenda agjencive publike, dhe reforma zgjedhore, të cilën kryeministri e ofroi si një gjest pajtimi me socialistët e Ramës”

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online